Rusia po pezullon përkohësisht furnizimin me gaz të Bashkimit Evropian nëpërmjet Nord Stream - NACIONALE

Rusia po pezullon përkohësisht furnizimin me gaz të Bashkimit Evropian nëpërmjet Nord Stream

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Gazprom i Rusisë po pezullon dërgesat e gazit në Bashkimin Evropian përmes Nord Stream, raporton AFP, duke cituar burime nga kompania.

Gjigandi energjetik rus Gazprom njoftoi të premten se tranziti i gazit natyror në Bashkimin Evropian përmes gazsjellësit North Stream 1 do të ndalet nga 31 gushti deri më 2 shtator për mirëmbajtje, shkruan AFP.

“Më 31 gusht, e vetmja njësi funksionale e kompresorit të gazit Trent 60 do të mbyllet për tre ditë për mirëmbajtje”, tha kompania, duke vënë në dukje se të gjitha riparimet do të kryhen së bashku me ekspertë të Siemens-it të Gjermanisë.

Gazprom shtoi se "me përfundimin e punimeve dhe mungesën e dështimeve teknike në bllok, transporti i gazit do të rikthehet në nivelin e 33 milionë metër kub në ditë", që përfaqëson afërsisht 20% të kapacitetit të plotë të gazsjellësit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme