Rusia po e shton përdorimin e dronëve kamikazë në Ukrainë - NACIONALE

Rusia po e shton përdorimin e dronëve kamikazë në Ukrainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia është duke e shtuar përdorimin e dronëve të marrë nga Irani në jug të Ukrainës, përfshirë përdorimin kundër portit jugor të Odesës dhe qytetit afër sa, Mykolaiv. Ka vlerësime se qindra armë të tilla mund të jenë dërguar nga Kremlini në krime dhe në zona të tjera të pushtuara në jug të Ukrainës.

Këta dronë janë përdorur edhe kundër pozicioneve ukrainase të artilerisë në lindje të vendit, përfshirë rajonin Kharkiv. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë e vërejti fillimisht përdorimin e dronëve iranianë në mesin e shtatorit, shkruan “The Guardian”, përcjell Nacionale.

Të aftë për të qëndruar në ajër disa orë ose për t’u sjellë përreth caqeve të mundshme, këta dronë janë të prodhuar për t’u dërguar te trupat, automjetet ose ndërtesat e armikut për të shpërthyer gjatë përplasjes, prandaj quhen dronë kamikazë.

Të martën, forcat e armatosura ukrainase thanë se kanë rrëzuar me sukses edhe tre dronë kamikazë iranianë, që e sulmuan rajonin Mykolaiv.

Të hënën, zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat, la të kuptohet se Irani mund ta ketë furnizuar Rusinë me disa qindra dronë.

Përderisa lufta me dronë është bërë njëra nga veçoritë përcaktuese të konfliktit në Ukrainë, të dyja palët i kanë shtuar përpjekjet për të siguruar dhe përdorur dronë kamikazë në muajt e fundit.

Kur një pjesë e madhe e vëmendjes është përqendruar te përdorimi shumë i suksesshëm i luftës me dronë nga Ukraina – jo më pak duke i përdorur dronët e marrë nga Turqia, “Bayraktar TB2” – Rusia ka filluar që të mbështetet më shumë te dronët kamikazë se te raketat.

Në javët e fundit, forcat ruse i kanë përdorur dronët iranianë të tipit “Shahed-136” për t’i goditur rajonet Odesa dhe Dnipro. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka përmendur dhurimin e dronëve për Rusinë si “bashkëpunim me të keqen” si arsye për uljen e nivelit të raporteve me Iranin.

Raportet sugjerojnë se dronët kamikazë të përdorur në javët e fundit janë lëshuar nga zonat e kontrolluara nga rusët, përfshirë Krimenë dhe Kherson-in e pushtuar./Nacionale

Lajme të ngjashme