Rusia kryen sulme të reja ajrore në disa pjesë të Ukrainës - NACIONALE

Rusia kryen sulme të reja ajrore në disa pjesë të Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia ka kryer një varg të sulmeve të reja në pjesë të ndryshme të Ukrainës, përfshirë qytetet jugore bregdetare, Odesa dhe Mykolaiv, disa orë pasi tha se do të tërhiqej nga marrëveshja për eksportimin e drithit.

Një zjarr “goxha serioz” shpërtheu në një objekt në Mykolaiv, tha në rrjete sociale kryetari i qytetit, Oleksandr Senkevich, duke shtuar se ai do të ofronte më shumë hollësi këtë mëngjes, raporton gazeta “The Guardian”.

Sistemi i mbrojtjes ajrore u aktivizua edhe në Odesa, ku Oleh Kiper, drejtor i administratës ushtarake rajonale, tha se sistemi i mbrojtjes ajrore zmbrapsi disa valë të sulmeve ruse me dronë.

Forca ajrore ukrainase paralajmëroi për sulme me dronë në rajonet Kherson, Donetsk, Dnipropetrovsk dhe për rrezikut për sulme me raketa balistike në Poltava, Cherkasy, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Kirovohrad.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Rusisë, Marat Khusnullin, tha në rrjete sociale se në urën e Krimesë, e cila ishte goditur nga shpërthimet, qarkullimi i automjeteve është rihapur në njërën korsi.

Të hënën herët, dy shpërthime e dëmtuan urën që e lidh Gadishullin e Krimesë me Rusinë, duke lënë të vrarë dy persona.

Moska e ka quajtur këtë akt sulm terrorist përmes dronëve ukrainas në det, edhe pse Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme