“Rusia ka filluar ofensivën në rajonin e Luhanskut” - NACIONALE

“Rusia ka filluar ofensivën në rajonin e Luhanskut”

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas udhëheqësit ukrainas të Luhanskut, Rusia tashmë ka filluar ofensivën në këtë rajon.

“Mund të konkludojmë se një përshkallëzim i caktuar tashmë ka filluar. Dhe mund të themi de fakto se kjo është pjesë e ofensivës në shkallë të plotë që Rusia ka planifikuar,”- ka thënë Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhansk.

Ai ka shtuar se ofensiva ruse po vjen në perëndim nga zonat e qytetit të pushtuar nga Rusia, Kreminë.

“Ata nuk kanë pasur shumë sukses. Nuk ka asnjë përparim. Situata është e vështirë, por ende kontrollohet nga forcat tona të mbrojtjes,”- ka treguar më tej ai.

Rritja e sulmeve ruse është vërejtur gjithashtu nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase në përditësimet e rregullta që bëjnë.

Ndërkohë, edhe blogerët ushtarakë rusë pro-Kremlinit kanë shkruar gjithashtu për një ofensivë drejt territorit të kontrolluar nga ukrainasit.

"Ne ia dolëm të rimarrëm lokalisht vendbanime të vogla, të cilat u pushtuan nga armiku gjatë aksionit në fund të vjeshtës,”- ka shkruar blogeri Evgeny Poddubny, duke shtuar se kjo iniciativë është në anën e rusëve, edhe pse situata është e vështirë.

Lajme të ngjashme