SpaceX pranon se ka bllokuar internetin satelitor për trupat ukrainase - NACIONALE

SpaceX pranon se ka bllokuar internetin satelitor për trupat ukrainase

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i SpaceX ka zbuluar se kompania ka ndërmarrë hapa aktivë për të parandaluar forcat ukrainase të përdorin teknologjinë kritike satelitore Starlink me dronët ukrainas që janë një komponent kyç i luftës së tyre kundër Rusisë.

"Ka gjëra që ne mund të bëjmë për të kufizuar aftësinë e tyre për ta bërë këtë," – ka njoftuar Gëynne Shotwell, duke iu referuar raporteve mbi Starlink dhe përdorimin e dronëve.

"Ka gjëra që ne mund të bëjmë dhe kemi bërë,"- ka shtuar më tej ai.

Sipas CNN, Shotwell ka thënë poashtu se Starlink nuk ishte menduar kurrë të përdorej ushtarakisht në mënyrën si është përdorur, duke shtuar se kompania nuk e kishte parashikuar se sa thellësisht - dhe në mënyrë krijuese - forcat ukrainase do të mbështeteshin në teknologji.

"Ajo nuk ishte menduar kurrë të armatosej. Megjithatë, ukrainasit e kanë përdorur atë në mënyra që ishin të paqëllimshme dhe jo pjesë e ndonjë marrëveshjeje,”- është shprehur Shotwell.

Pranimi i Shotwell se SpaceX, i cili është themeluar nga Elon Musk, i ka penguar ushtarët ukrainas të përdorin plotësisht teknologjinë, konfirmon besimin e kahershëm se Musk dhe kompania nuk janë të qetë me përdorimin ushtarak të Starlink nga Ukraina.

Duke folur më pas me gazetarët, Shotwell ka argumentuar se Starlink kishte dërguar njësi në Ukrainë për të "mbajtur në punë bankat, spitalet e për të mbajtur familjet të lidhura".

Lajme të ngjashme