Rusia hedh bomba termiti në një fshat të Ukrainës, dalin pamjet rrëqethëse - NACIONALE

Rusia hedh bomba termiti në një fshat të Ukrainës, dalin pamjet rrëqethëse

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një video e re e tmerrshme tregon bomba termite duke rënë mbi një fshat ukrainas ndërsa Putini vazhdon të shtojë sulmet e ti ndaj civilëve.

Pamjet tregojnë qiellin e natës në fshatin Ozerne në rajonin e Donetskut të ndriçuar nga një shi i frikshëm i termitit me gaz djegës - një përzierje kimike vrasëse.

Pamjet e dronit u kapën në Ozerne, që ndodhet vetëm disa kilometra larg vijës së frontit dhe u çlirua më 4 shtator.

Videoja prej 12 sekondash është postuar në Tëitter nga deputeti ukrainas Roman Hryshchuk, i cili e komentoi si, “të tmerrshme".

Ekspertët nga Qendra Ushtarake e Ukrainës pretendojnë se trupat ruse janë në gjendje të lëshojnë municionet ndezëse 9M22S që përdorin një përzierje termiti duke përdorur raketahedhës të shumëfishtë BM-21 Grad ose BM-30 Smerch nga pozicionet e tyre tokësore, si pjesë e strategjisë së tyre të mbrojtjes.

E ndërsa, ndërsa termiti mund të ketë vetëm një ndikim të kufizuar në objektivat ushtarake, ai është një armë me efekte në një zonë të gjerë.

Lajme të ngjashme