Rusia e tërheq ambasadorin e vet nga Armenia për konsultime
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të premten se e ka tërhequr ambasadorin e vet në Armeni për konsultime.
“Më 24 maj, ambasadori i Federatës Ruse në Republikën e Armenisë, Sergey Kopyrkin, u tërhoq në Moskë për konsultime” – thuhet në një deklaratë të shkurtër të kësaj ministrie në uebfaqen e saj, raporton agjencia “Anadolu”.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Armenisë kanë qenë duke u përkeqësuar që nga ardhja në pushtet e qeverisë pro-perëndimore të udhëhequr nga kryeministrit Nikol Pashinyan pas protestave më 2021.
Një pikë kthese domethënëse ndodhi pasi Azerbajxhani e rimori nën kontroll rajonin e Karabakut nga separatistët armenë, që e kishin atë pjesë nën kontroll nga viti 1991 deri vitin e kaluar.
Armenia e fajësoi Rusinë se nuk i mbrojti forcat që i kishte mbështetur për shumë vjet dhe u kthye nga Perëndimi për asistencë ushtarake.
Ndërkohë, autoritetet armene kanë filluar që ta zvogëlojnë bashkëpunimin me Rusinë në fushat e sigurisë dhe ushtrisë.