Rusia e shpërfill armëpushimin e Ukrainës, sulmon një çerdhe fëmijësh
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë për shkeljen e një armëpushimi të njëanshëm të shpallur nga vendi i tij, duke kryer një valë sulmesh me dronë në disa qytete.
Zelensky tha se Rusia ka kryer “armiqësi aktive dhe bombardime terroriste”, duke e vënë në shënjestër vijën e frontit dhe duke hedhur dhjetëra dronë e raketa drejt zonave civile, raporton televizioni BBC.
Në rajonin kufitar të Sumy-t, një grua u vra, kur një çerdhe fëmijësh u godit të mërkurën në mëngjes, thanë autoritetet lokale. Në kohën e sulmit nuk kishte fëmijë në objekt.
Më herët këtë javë, dy palët ndërluftuese kishin njoftuar armëpushime të njëanshme, por pa pasur marrëveshje për kushtet, afatin ose vëzhgimin e tyre.
Moska ishte e para që kërkoi armëpushim më 8 dhe 9 maj për ta shënduar Ditën e Fitores të shtunën, kur mbahet përvjetori i fitores së Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Më pas, Kievi shpalli një armëpushim pa afat të caktuar nga mbrëmja e së martës, duke thënë se Ukraina do të vepronte “simetrikisht” nga ai moment.