Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë më shumë se 200 të burgosur lufte - NACIONALE

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë më shumë se 200 të burgosur lufte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak ka konfirmuar për një shkëmbim të të burgosurve me Rusinë, duke njoftuar për 100 ukrainas të kthyer në shtëpi.

Në anën tjetër, ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se 106 ushtarakë rusë "të cilët ishin mbajtur robër në rrezik vdekjeprurës, u kthyen nga territori i kontrolluar nga Kievi".

Është bërë e ditur se në grupin e të burgosurve përfshiheshin "ushtarakë, marinarë, roje kufitare dhe ushtarakë të Gardës Kombëtare".

Sipas CNN, Yermak ka thënë se "mbrojtësit e Mariupol, Azovstal dhe Hostomel të cilët u plagosën rëndë dhe kanë sëmundje" janë në mesin e të liruarve, duke shtuar se është një përparësi kryesore për presidentin Volodymyr Zelensky që "të kthejë të gjithë njerëzit tanë".

Më shumë detaje në lidhje me shkëmbinin dhe trajtimin e të burgosurve të luftës, janë dhënë nga Shtabi Koordinues i Ukrainës.

"Si rezultat i një shkëmbimi tjetër të robërve të luftës, 80 mbrojtës meshkuj dhe 20 mbrojtëse femra po kthehen në shtëpi. Nëntë prej tyre janë oficerë, të tjerët janë privatë dhe rreshterë. Kësaj radhe, 24 roje kombëtare, 22 roje kufitare, 22 përfaqësues të Marinës, 21 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe 11 anëtarë të mbrojtjes territoriale u liruan,"- ka njoftuar grupi në Telegram.

Më tej në njoftim shtohet se: "Pothuajse gjysma e të burgosurve të liruar kanë lëndime të rënda, sëmundje ose janë torturuar,” ndërsa është bërë e ditur se i liruari më i ri i takonte moshës 19-vjeç.

Lajme të ngjashme