Dokumentet që rrodhën nga Pentagoni: ShBA-ja spiunoi edhe ushtrinë e Ukrainës
Një vistër dokumentesh të Pentagonit janë ekspozuar në media sociale dhe kanë zbuluar më shumë mbi gjendjen e luftës në Ukrainë, duke treguar se sa thellë ka depërtuar Amerika në shërbimet e ushtrisë dhe inteligjencës ruse, dhe duke zbuluar se Washingtoni ka spiunuar disa prej aleatëve më të afërt të saj por edhe të kundërshtarëve.
Dokumentet e rrjedhura ofrojnë vlerësime të rënda mbi fuqinë e makinës ruse të luftës. Por materialet nënkuptojnë se edhe ushtria ukrainase është në gjendje të rëndë, po ashtu.
Raportet e inteligjencës shfaqin se ShBA-të duket se po spiuniojnë edhe ushtrinë ukrainse edhe liderët politikë të saj, e po ashtu edhe aleatët e rëndësishëm amerikanë, përfshirë Izraelin dhe Korenë e Jugut, shkruan The New York Times.
Dokumentet e rrjedhura tashmë i kanë komplikuar marrëdhëniet me shtetet aleate të ShBA-ve, duke rritur dyshime për aftësinë e shtetit më të fuqishëm në botë për të ruajtur sekrete.
Një zyrtar i lartë amerikan quajti rrjedhjen e dokumenteve si “shkeljen më masive të inteligjencës”. FBI ka nisur tashmë një hetim dhe do të provojë të ndjekë burimin e kësaj rrjedhjeje dokumentesh, thanë zyrtarë tjerë.
Çka u mor vesh nga dokumentet?
Në rend të parë se ushtria ukrainase isht shumë afër që të humbte edhe betejën kyçe të Bakhmutit.
Përveç kësaj, aty zbulohet se si influenca e mercenarëve të Wagner shtrihet shumë përtej Ukrainës. Grupi Wagner – thonë dokumentet – në mënyrë aktive ka punuar kundër interesave amerikane në Afrikë.
Megjithatë, dokumentet zbulonin edhe shenja se sanksionet perëndimore po jepnin frytet e tyre kundër Rusisë.