Rritja e moshës së pensionit, qindra mjëra njerëz protestojnë në Francë
Një valë e dytë protestash ka përfshirë Francën, kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Në grevën e cila tashmë ka ndërprerë shkollat, transportin publik dhe rafineritë e naftës, janë duke marrë pjesë tetë sindikata të mëdha. E ndërsa në ditën e parë të këtij aksioni është mësuar se kanë marrë pjesë më shumë se një million njerëz, marshimet e sotme janë duke u zhvilluar në gjithë Francën ku është raportuar se janë qindra mijëra pjesëmarrës.
Kujtojmë se Qeveria Macron është duke ecur përpara me reforma në të cilat përfshihet edhe rritja e moshës së pensionit, përkundër sondazheve të opinionit që kanë sugjeruar se dy të tretat e votuesëve janë kundër ndryshimeve.
Sipas BBC-së, për të mbuluar këto demonstara që po zhvillohen në 200 qytete janë vendosur 11,000 policë.
Ndërkohë, kritika ka pasur edhe nga lideri i ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon, i cili është shprehur duke thënë se: “Zoti Macron është i sigurt se do të humbasë. Askush nuk i do reformat e tij dhe sa më shumë kalojnë ditët aq më i madh është kundërshtimi ndaj tyre”.
