Raportohet se ushtarët izraelitë u maskuan si mjekë dhe vranë tre burra në një spital në Jenin - NACIONALE

Raportohet se ushtarët izraelitë u maskuan si mjekë dhe vranë tre burra në një spital në Jenin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Media të ndryshme izraelite, duke cituar media palestineze, raportojnë se forcat izraelite kanë kryer një operacion për të vrarë tre të dyshuar për terrorizëm në spitalin “Ibn Sina” të qytetin Jenin në Bregun Perëndimor dhe se operacioni është kryer për vetëm dhjetë minuta.

Raportohet se forcat izraelite hynë në këtë qendër mjekësore në orën 5 e 30 minuta të mëngjesit të veshur si mjekë, infermierë e gra palestineze, u nisën drejt një dhome për fshehje në katin e tretë dhe i qëlluan për vdekje tre të dyshuarit me armë me shurdhues para se të largoheshin nga ndërtesa, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Thuhet se ky operacion u bë i mundshëm duke iu falënderuar të dhënave të sakta të inteligjencës që ishin pranuar paraprakisht.

Raportohet se këta tre persona po planifikonin sulme të menjëhershme, përfshirë një që do t’i ngjante sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Operacioni kundër tyre u krye në mënyrë të përbashkët nga ushtria izraelite, shërbimi për siguri të brendshme, Shin Bet, dhe njësia speciale e policisë, Yamam.

Njëri nga anëtarët e celulës është identifikuar si Muhammad Jalamneh, 27 vjeç, i cili dyshohet se ishte në kontakt me selinë qendrore të Hamasit jashtë Gazës, kishte armatosur pjesëtarë të tjerë për një sulm me armë dhe më parë ishte lënduar, përderisa po çonte përpara një sulm me veturë bombë.

Ushtria izraelite i ka identifikuar dy të dyshuarit e tjerë si vëllezër, Muhammad dhe Basel Ghazawi. Thuhet se i pari ishte i përfshirë në sulme, përfshirë disa të shtëna ndaj trupave izraelite, ndërsa i dyti thuhet se ishte anëtar i grupit Xhihadi Islamik Palestinez.

Lajme të ngjashme