Raportohet se kolonët izraelitë sulmuan natën dy fshatra palestineze në Bregun Perëndimor - NACIONALE

Raportohet se kolonët izraelitë sulmuan natën dy fshatra palestineze në Bregun Perëndimor

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Raportohet se kolonët izraelitë sulmuan dy fshatra palestineze në Bregun Perëndimor natën e kaluar.

Fillimisht, disa palestinezë thuhet se u lënduan nga një sulm gjatë natës nga kolonë izraelitë në fshatin jugor të Bregut Perëndimor, Susya, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Gazeta izraelite në gjuhën angleze publikoi një vegëz të rrjetit X, ku shihej një burrë i gjakosur para se të dërgohej në spital bashkë me gruan e tij, e cila gjithashtu kishte pësuar lëndime.

Nuk pati raportime për persona të arrestuar në këtë rast. Arrestimet janë shumë të rralla në incidente të tilla të dhunës nga kolonët, të cilat kanë ndodhur pothuajse përditë në mbarë Bregun Perëndimor, thekson gazeta izraelite.

Në rastin e dytë, kolonët raportohet se hodhën koktejë molotovi në shtëpi, automjete e prona në fshatin tjetër palestinez, Atara, në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor.

Në një video të publikuar në rrjetin X shihet një zjarr natën dhe disa njerëz afër tij.

Lajme të ngjashme