Raportohet për viktimat e para të operacionit të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak - NACIONALE

Raportohet për viktimat e para të operacionit të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak

1 javë më parë

nga NACIONALE

Avokati i popullit i separatistëve armenë në enklavën e Nagorno-Karabakut në Azerbajxhan tha të martën se dy civilë janë vrarë dhe 23 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë azere.

Sipas Gegham Stepanyan-it, në mesin e civilëve të plagosur ishin të paktën tetë fëmijë, raporton agjencia “Reuters”.

Në një video të publikuar nga Televizioni Publik i Artsakut, disa njerëz shihen duke vrapuar, përderisa në Stepanakert dëgjohen të shëna armësh e shpërthime.

Nagorno-Karabaku ka popullsi kryesisht armene, por nga komuniteti ndërkombëtar njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit.

2020, në këtë enklavë u zhvillua një luftë e shkurtër, por mjaft e përgjakshme. Luftimet u ndërprenë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, që u ndërmjetësua nga Rusia, e cila ka dërguar trupa paqeruajtësve për ta mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme