Shkon në 73 numri i të vrarëve nga “sulme terroriste” në përvjetorin e vrasjes së Soleimanit në Iran - NACIONALE

Shkon në 73 numri i të vrarëve nga “sulme terroriste” në përvjetorin e vrasjes së Soleimanit në Iran

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar lokal në provincën Kerman të Iranit citohet të ketë thënë se dy shpërthime në një ceremoni “janë shkaktuar nga sulme terroriste”.

(E plotësuar): Mediat shtetërore në Iran raportojnë se numri i të vrarëve nga shpërthimet ka shkuar në 73. Fillimisht ishte raportuar për rreth 20 viktima, e më pas për 50.

___________

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, “Nournews”, më parë parportoi se disa cilindra gazi kishin shpërthyer në një rrugë që çon në varreza, përcjell gazeta “The Guardian”.

Televizioni shtetëror shfaqi punëtorë të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe duke u dalë në ndihmë personave të plagosur në ceremoninë e organizuar për shënimin e vdekjes së komandantit të lartë, Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë nga ShBA-ja përmes një sulmi me dron, me urdhrin e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Qindra iranianë ishin mbledhur në këtë ngjarje. Disa agjenci iraniane të lajmeve thanë se të paktën 50 persona janë plagosur, ndërsa më vonë u raportua për të paktën 50 të vrarë, raporton televizioni BBC, duke i cituar mediat shtetërore iraniane.

Gjendja në terren mbetet e paqartë. Gazeta “The Guardian” ka parë video ku duket se shihet tymi duke i ngritur në qiell në largësi, mbi një turmë të madhe njerëzish.

“Ekipet tona për reagim të shpejtë janë duke i evakuuar të lënduarit... por ka valë të turmave që po i bllokojnë rrugët”- tha Reza Fallah, udhëheqës i Gjysmëhënës së Kuqe në provincën Kerman.

Lajme të ngjashme