Qëllohet për vdekje një ushtar ukrainas në arrati në kufirin me Moldavinë
Zyra kryesore ukrainase e hetuesisë tha të hënën se ishte duke i shqyrtuar rrethanat e vdekjes së një ushtari në rajonin e Odesës, për të cilin sugjeroi se ishte qëlluar me armë pas arratisjes nga ushtria dhe përpjekje për të hyrë ilegalisht në Moldavi me tre burra të tjerë.
Incidenti vjen në kohën kur zyrtarët ukrainas po bëjnë trysni për rekrutim dhe po zbatojnë masa të tjera për t’i fuqizuar forcat e tyre përballë trupave pushtuese ruse, raporton Radio “Evropa e Lirë”.
Byroja Shtetërore e Investimeve tha se rojat kufitare e ndaluan burrin tashmë të vdekur dhe tre “të arratisur” të tjerë, përderisa ata po mundoheshin ta kalonin kufirin dhe të hynin në Moldavi në këmbë të dielën.
Kjo byro tha se njëri prej të ndaluarve sulmoi një rojë kufitare “përderisa po mundohej të ikte”.
“Si kundërpërgjigje, ai përdori një armë të shërbimit dhe e qëlloi sulmuesin” – thanë hetuesit.
Agjencia tha se hetimi i saj ishte i mbështetur në vdekjen e një ushtari dhe kishte për qëllim të qartësonte nëse roja kufitare e përdori forcën e duhur.
Më shumë se 23 mijë burra ukrainas e kanë kaluar ilegalisht kufirin dhe kanë hyrë në Moldavi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Si pjesë e përpjekjeve të hershme për mbrojtje, autoritetet ua kishin ndaluar largimin nga vendi burrave të moshës 18 deri në 59-vjeçare. Në prill, Ukraina e uli moshën e rekrutimit ushtarak nga 27 në 25 vjet.