Putini: Kjo është thikë pas shpinës, do të ketë ndëshkim të pashmangshëm - NACIONALE

Putini: Kjo është thikë pas shpinës, do të ketë ndëshkim të pashmangshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka filluar fjalimin e tij për situatën e jashtëzakonshme pas rebelimit të grupit “Wagner” dhe udhëheqësit të tij, Yevgeny Prigozhin, duke thënë se disa rusë janë mashtruar për t’u bërë pjesë e një “aventure kriminale”, duke paralajmëruar për “ndëshkim të pashmangshëm”.

Putini i përshkroi veprimet e kryengritësve si “thikë pas shpinës”. Pa e përmendur në mënyrë specifike Prigozhinin, presidenti rus tha se ambiciet e larta të disave kanë çuar në “tradhti të lartë”, raporton televizioni BBC.

Presidenti rus paralajmëroi për “ndëshkim të pashmangshëm” për ata që po e përçajnë shoqërinë ruse dhe njoftoi se një regjim anti-terrorist është vendosur në Moskë dhe në disa rajone të tjera të vendit.

“Të gjithë urdhrat e nevojshëm janë dhënë” për ta trajtuar krizën, shtoi ai, duke u zotuar se do ta mbrojë Rusinë.

Kështu përfundoi fjalimi i Putinit, pa i përmendur në mënyrë specifike grupin “Wagner” ose udhëheqësin e tij.

Lajme të ngjashme