Putini i quan “derra të vegjël” udhëheqësit evropianë: Rusia do t’i arrijë qëllimet me diplomaci ose me forcë - NACIONALE

Putini i quan “derra të vegjël” udhëheqësit evropianë: Rusia do t’i arrijë qëllimet me diplomaci ose me forcë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të mërkurën i quajti “derra të vegjël” udhëheqësit evropianë dhe tha se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj territorial në Ukrainë qoftë përmes diplomacisë, qoftë me forcë ushtarake.

Duke folur në një takim vjetor me Ministrinë e Mbrojtjes, Putini tha se qëllimet e atij që Moska e quan “operacion special ushtarak” do të përmbushen “në mënyrë të pakushtëzuar”, raporton gazeta “The Guardian”.

“Nëse ata nuk dëshirojnë një diskutim substancial, atëherë Rusia do t’i çlirojë tokat e saj historike në fushën e betejës” – paralajmëroi kreu i Kremlinit.

Ai pretendoi se administrata e kaluar amerikane “qëllimisht e kishte çuar situatën drejt një konflikti të armatosur”, duke shtuar se Uashingtoni besnonte se Rusia do të mund të dobësohej ose madje edhe të shkatërrohej brenda një periudhe të shkurtër.

Putini më pas i kritikoi udhëheqësit evropianë, duke i akuzuar se iu bashkuar adminsitratës së ish-presidentit amerikan, Joe Biden. “Derrat e vegjël të Evropës menjëherë u bashkuan në punën e administratës së kaluar amerikane, duke shpresuar që të përfitonin nga kolapsimi i vendit tonë” – tha presidenti rus.

Komentet e ashpra të tij erdhën pasi zyrtarët amerikanë thanë se në bisedimet e mëhershme me Ukrainën në Berlin ishin zgjidhur rreth 90 për qind e çështjeve më të vështira. Megjithatë, dyshime të mëdha mbeten mbi atë nëse Rusia është e përgatitur për kompromis rreth kërkesave të saj të gjera.

Putini vazhdimisht ka kërkuar që Kievi ta dorëzojë pjesën e mbetur të rajonit lindor të Donbasit që ende është nën kontrollin e forcave ukrainase si dhe ka bërë thirrje për kufizime ndaj ushtrisë së Ukrainës, ndalimin e trupave perëndimore në territorin ukrainas dhe përfundimin e mbështetjes ushtarake perëndimore për vendin fqinj.

Lajme të ngjashme