Putin njofton se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi - NACIONALE

Putin njofton se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka arritur një marrëveshje me Bjellorusinë për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e saj, por nuk do të shkelë marrëveshjet e mospërhapjes së tyre.

The Guardian raporton se Putin ka thënë për median shtetërore ruse që presidenti bjellorus Alexander Lukashenko e kishte ngritur prej kohësh çështjen e vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi e cila kufizohet me vendin anëtar të NATO-s, Poloninë.

"Nuk ka asgjë të pazakontë as këtu: së pari, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë vendosur prej kohësh armët e tyre taktike bërthamore në territorin e vendeve të tyre aleate.Ne ramë dakord që do të bëjmë të njëjtën gjë - pa shkelur detyrimet tona, theksoj, pa shkelur detyrimet tona ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore,"- ka thënë Putin.

Putin poashtu ka bërë të ditur se deri më 1 korrik, Rusia do të ketë përfunduar ndërtimin e një objekti magazinimi për armët taktike bërthamore në Bjellorusi, duke shtuar se Moska në fakt nuk do të transferonte kontrollin e armëve në Minsk.

Ndër të tjera, presidenti rus ka thënë se Rusia ka stacionuar 10 avionë në Bjellorusi të aftë për të mbajtur armë bërthamore taktike, si dhe ka njoftuar se Moska tashmë ka transferuar në Bjellorusi një numër sistemesh raketore taktike Iskander që mund të përdoren për të lëshuar armë bërthamore.

Lajme të ngjashme