Putin: Ne jemi gati të negociojmë, por gjithçka varet nga Ukraina - NACIONALE

Putin: Ne jemi gati të negociojmë, por gjithçka varet nga Ukraina

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në luftën në Ukrainë, por se Kievi dhe mbështetësit e tij perëndimorë i kanë refuzuar negociatat.

Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt nisi konfliktin më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe konfliktin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane në vitin 1962.

Kremlini thotë se do të luftojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij, ndërsa Kievi thotë se nuk do të ndalet derisa të çlirojë të gjithë Ukrainën, përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në 2014.

“Nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, janë ata”

"Ne jemi gati të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por varet prej tyre. Nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, jemi ata", i tha Putin televizionit shtetëror Rusia 1 në një intervistë të transmetuar të dielën.

Putin tha se Rusia po vepron në "drejtimin e duhur" në Ukrainë, ndërsa Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përpiqet të ndajë Rusinë.

"Unë besoj se po veprojmë në drejtimin e duhur. Ne po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë dhe nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë qytetarët tanë", tha Putin. /Nacionale/

Lajme të ngjashme