Putin dhe Erdogan i bënë homazhe mbretëreshës
Të enjten, presidenti rus Vladimir Putin nderoi Mbretëreshën Elizabeth II, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare dhe shprehu ngushëllimet e tij për djalin e saj, Mbretin Charles III, po ashtu edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dha lamtumirën Mbretëreshës.
“Gjatë shumë dekadave, Elizabeth II meritoi dashurinë dhe respektin e subjekteve të saj dhe ishte një autoritet në skenën botërore”, tha Putin në një deklaratë të publikuar nga Kremlini, sipas AFP.
“Ngjarjet më të rëndësishme në historinë e fundit të Mbretërisë së Bashkuar janë të lidhura pazgjidhshmërisht me emrin e Madhërisë së Saj”, shtoi ai, duke i shprehur ngushëllimet e tij mbretit të ri Charles III, familjes mbretërore dhe popullit britanik.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte i pikëlluar për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen mbretërore dhe popullin dhe qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, raporton Reuters. /Nacionale/