Probleme për Ukrainën: Gjermania s’do t’i detyrojë ukrainasit që të shkojnë në luftë - NACIONALE

Probleme për Ukrainën: Gjermania s’do t’i detyrojë ukrainasit që të shkojnë në luftë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Marco Buschmann, ka thënë se problemet e Ukrainës rreth mobilizimit të ushtarëve për t’iu kundërvënë pushtimit rus nuk do të kenë pasoja praktike për ukrainasit që jetojnë në vendin e tij.

“Nuk do të jetë rasti që ne i detyrojmë njerëzit që të bëjnë shërbim të detyrueshëm ushtarak ose shërbim ushtarak kundër vullnetit të tyre”- i tha ministri Buschmann agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, përcjell Radio “Evropa e Lirë”.

Në Ukrainë aktualisht po zhvillohen diskutime për mënyrat se si ushtria mund të rekrutojë më shumë ushtarë. Raportohet se synimi është që të rekrutohen nga 450 mijë deri në 500 mijë burra shtesë.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, u ka bërë apel burrave ukrainas që jetojnë jashtë vendit që të kthehen në atdhe e të luftojnë për vendin e tyre.

Ai la të kuptohej se mund të merren masa ndaj atyre që nuk paraqiten vullnetarisht në zyrat e rekrutimit.

Gazeta Nacionale raportoi të enjten për këtë zhvillim. Për më shumë, mund ta lexoni artikullin e mëposhtëm:

Ukraina thotë se do t'i mobilizojë mërgimtarët, shpërfillësit mund të përballen me masa

Lajme të ngjashme