Probleme me frymëmarrje, Papa Françesku shtrohet në spital - NACIONALE

Probleme me frymëmarrje, Papa Françesku shtrohet në spital

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një deklaratë të dhënë të mërkurën, Vatikani ka njoftuar se për shkak të një infeksioni të frymarrjes, Papa Françesku është shtruar në spital ku do t’i kalojë “disa ditë”.

Sipas deklaratës, CNN raporton se Papa 86-vjeçar është dërguar në një spital në Romë pasi uankesave për problem me frymëmarrjen.

"Në ditët e fundit Papa Françesku u ankua për disa vështirësi në frymëmarrje dhe këtë pasdite ai shkoi në Policlinico A. Gemelli për disa kontrolle mjekësore. Rezultatet treguan për një infeksion respirator (duke përjashtuar infeksionin Covid-19) që do të kërkojë disa ditë terapi të përshtatshme mjekësore spitalore,”- është thënë në deklaratën e Vatikanit.

Më herët gjatë ditës, Papa kishte marrë pjesë në audiencën e përgjithshme javore në Sheshin e Shën Pjetrit dhe dukej në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të ngjashme