Pretendohet për shpërthim zjarri në ndërtesën e ministrisë së Jashtme ruse - NACIONALE

Pretendohet për shpërthim zjarri në ndërtesën e ministrisë së Jashtme ruse

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa pamje ku tregohet se në ndërtesën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në Sheshin Smolenskata, ka pasur tym.

Bëhet e ditur se pas ndezjes së alarmit të zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve të Ministrisë së Situatave Emergjente të Federatës Ruse.

Sipas zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, alarmi është ndezur pas një problem elektrik në një nga dhomat teknike të ndërtesës, domethënë në bodrum.

Është bërë e ditur se punonjësit janë evakuuar nga godina e Ministrisë së Jashtme, ndërsa nuk ka pasur të dhëna për viktima.

Lajme të ngjashme