Presidenti i Koresë Jugore dëgjohet duke e fyer ShBA-në pas takimit me Bidenin - NACIONALE

Presidenti i Koresë Jugore dëgjohet duke e fyer ShBA-në pas takimit me Bidenin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Koresë Jugore, Yoon Suk-yeol, është akuzuar për shkaktim të një “katastrofe diplomatike” pas udhëtimit të parë të rëndësishëm jashtë vendit, gjatë pjesëmarrjes në funeralin e mbretëreshës Elizabetë të Britanisë dhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Të mërkurën, ai u dëgjua duke përdorur fjalor fyes pas një bisede të shkurtër me homologun amerikan, Joe Biden, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Raportohet se biseda mes tyre zgjati më pak se një minutë, shkruan gazeta “The Guardian”.

Duke folur gjatë largimit nga një organizim në Nju Jork, presidenti i Koresë Jugore u kap nga një mikrofon duke u thënë ndihmësve të tij: “Si do të mund të mos e humbte fytyrën Bideni, nëse këta ndyrësira nuk e kalojnë atë në Kongres”, duke iu referuar qartazi përpjekjes së presidentit amerikan për ta rritur kontributin e ShBA-së në Fondin Global për Luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malarias, veprim që duhet ta marrë miratimin e Kongresit.

Pamjet u përhapen shpejt në internet në Korenë Jugore. Një video në faqen “YouTube” është klikuar më shumë se pesë milionë herë, ndërsa fjala fyese që presidenti Korean e përdori në këtë rast, u bë shumë e kërkuar në “Twitter”.

Deputetët e opozitës e akuzuan presidentin për fyerje të Shteteve të Bashkuara, aleate kyçe me rreth 28.000 ushtarë të vendosur në Korenë Jugore, shumë prej tyre përgjatë kufirit me Korenë Veriore./Nacionale

Lajme të ngjashme