Presidenti gjerman anuloi vizitën e tij në Kiev për arsye sigurie - NACIONALE

Presidenti gjerman anuloi vizitën e tij në Kiev për arsye sigurie

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Gazeta gjermane Bild shkruan se presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka anuluar vizitën e planifikuar për nesër në Kiev për arsye sigurie.

Vendimi është marrë në bazë të këshillave të Ministrisë së Jashtme gjermane, Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve të sigurisë, shkruan gazeta gjermane Bild.

Vizita do të shtyhet për një datë të mëvonshme, shtoi gazeta. Një zëdhënës i qeverisë ukrainase tha për Bild se "ndërsa presidenti gjerman po anulon vizitën e tij, shumë diplomatë ndërkombëtarë dhe të ftuar duan të vizitojnë Kievin menjëherë". /Nacionale/

Lajme të ngjashme