Poloni: Shpërthimi në selinë e policisë, shkak i dhuratave të Ukrainës - NACIONALE

Poloni: Shpërthimi në selinë e policisë, shkak i dhuratave të Ukrainës

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shefi i policisë së Polonisë, ka thënë se shpërthimi në zyrën e tij ishte shkaktuar nga një armë që ishte pranuar si dhuratë nga Ukraina.

Shpërthimi që ndodhi të mërkurën në selinë e policisë në Varshavë, rezultoi me plagosjen e komandantit të policisë Jaroslaw Szymczyk, i cili ishte dërguar në spital për trajtim.

Pas incidentit, Szymczyk ka thënë për transmetuesin privat RMF FM se ai i kishte marrë dy armët si dhuratë nga Ukraina.

"Kur po lëvizja granatahedhësit e përdorur, të cilat ishin dhurata nga ukrainasit, pati një shpërthim," është shprehur ai.

Ndërsa, duke cituar një burim nga një delegacion polak që kishte vizituar Ukrainën, RMF ka thënë se zyrtarët ukrainas i kishin siguruar delegacionin polak se lëshuesit nuk ishin të ngarkuar dhe delegacioni i kishte marrë me makinë përpara se t’i linte dhuratat në një dhomë ngjitur me zyrën e komandantit Szymczyk.

Ndërkohë Szymczyk është kritikuar shumë për incidentin, me komentues me prejardhje në shërbimet e sigurisë, të cituar nga mediat polake, duke thënë se pajisjet ushtarake nuk duhet të ishin sjellë në Poloni nga një vend jashtë Bashkimit Evropian dhe se nuk duhet të futeshin në një zyrë.

Lajme të ngjashme