Plagoset shefi i policisë së Polonisë, i eksplodon dhurata e pranuar nga Ukraina - NACIONALE

Plagoset shefi i policisë së Polonisë, i eksplodon dhurata e pranuar nga Ukraina

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ministria e Brendshme e Polonisë ka njoftuar se shefi i policisë së Polonisë, Jarosław Szymczyk, është dërguar në spital me lëndime të lehta pasi i ka eksploduar një dhuratë që e kishte pranuar nga një zyrtar ukrainas.

“Dje në orën 7:50 ka ndodhur një shpërthim në një dhomë pranë zyrës së shefit të policies. Ka shpërthyer një nga dhuratat që kreu i policisë mori gjatë vizitës së tij të punës në Ukrainë më 11 dhe 12 dhjetor,” thuhej në deklaratën e dhënë nga ministria. Ndërsa është bërë e ditur edhe se, pala polake i ka kërkuar palës ukrainase të japë një shpjegim.

Është njoftuar se, Szymczyk gjatë vizitës së tij në Ukrainë, kishte takuar krerët e policisë së Ukrainës dhe shërbimet e urgjencës shtetërore dhe dhurata e marrë ishte pranuar nga një prej shefave të shërbimeve të Ukrainës.

Më tej, në deklaratë përshkruhet se shefi i policisë ka marrë lëndime të lehta dhe mbetet nën vëzhgim në spital.

Ndërkohë, është njoftuar se edhe një punonjës civil në selinë e policisë kombëtare ka pësuar lëndime të lehta.

Lajme të ngjashme