Policia kufitare gjeti një raketë në Moldavi
Një pjesë e një rakete u zbulua në një pemëtore pranë qytetit Briceni në Moldavi.
Objekti shpërthyes është gjetur nga një patrullë e policisë kufitare, e cila ka shtuar sot numrin e patrullave për shkak të bombardimeve ruse, shkruan MPB-ja e Moldavisë.
Prandaj, autoritetet kanë shtuar gjithashtu patrullat e policisë kufitare dhe kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në zonën e Bricen dhe Ocnița. Kyiv Independent raporton se raketa ra pranë kufirit me Ukrainën.
“Kjo dëshmon edhe një herë se Rusia përbën një kërcënim të madh jo vetëm për sigurinë e Ukrainës, por edhe për sigurinë e vendeve fqinje”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko. /Nacionale/