Policia i gjen në çantë mumjen 800 vjeçare, i riu thotë se është “e dashura e tij” - NACIONALE

Policia i gjen në çantë mumjen 800 vjeçare, i riu thotë se është “e dashura e tij”

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Policia në Peru ka sekuestruar një kufomë të mumifikuar nga çanta e shpërndarjes së ushqimit të një burri i cili ka pretenduar se ishte “e dashuara” e tij.

Sipas DailyMail, Julio Cesar Bermejo, 26 vjeç, një ish shpërndarës i ushqimit, ka thënë se e kishte mbajtur mumjen në shtëpinë e tij për tre dekada, madje edhe kishte fjetur me të. Ai ka shtuar se mumja ishte sjellë në shtëpi nga babai i tij shumë kohë më parë, pas dështimit të planeve për dhurimin e saj në një muze.

Është bërë e ditur se policia kishte gjetur mbetjet në çantën e tij, teksa ishte duke patrulluar në një park, kurse është njoftuar se mumja e gjetur e mbështjellë me fasha datonte midis 600 dhe 800 vjet.

Edhe pse mumifikimi është sinonim i Egjiptit, disa nga mumiet më të vjetra në botë datojnë prej 7000 vjet më parë në Amerikën e Jugut.

Lidhur me mumjen e gjetur, ministria e Kulturës së Perusë, ka thënë se relika para-hispanike ishte një "individ mashkull i rritur i mumifikuar".

Lajme të ngjashme