Po sikur Putin të urdhëronte një sulm bërthamor? "Pasojat për Rusinë do të ishin të paprecedentë" - NACIONALE

Po sikur Putin të urdhëronte një sulm bërthamor? "Pasojat për Rusinë do të ishin të paprecedentë"

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Në javët e fundit, ka pasur shumë diskutime nëse dhe në çfarë rrethanash Presidenti rus Vladimir Putin do të urdhërojë përdorimin e armëve bërthamore në luftën në Ukrainë.

Një zyrtar i NATO-s tha sot se një sulm bërthamor rus do të "ndryshonte rrjedhën e luftës" dhe pothuajse me siguri do të shkaktonte një përgjigje fizike nga Ukraina, aleatët dhe NATO-ja.

"Pasojat do të ishin të paprecedentë"

Një zyrtar i lartë i NATO-s, raporton Sky News, pohoi se çdo përdorim i armëve bërthamore në Ukrainë do të kishte "pasoja të paprecedentë" për Rusinë.

"Diçka e tillë pothuajse me siguri do të provokonte një përgjigje fizike nga shumë aleatë dhe ndoshta nga vetë NATO", tha zyrtari.

Ai shtoi se Moska përdor kërcënimet bërthamore kryesisht për të bindur anëtarët e NATO-s dhe vendet e tjera që të ndërhyjnë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme