Po përhapen pamjet me dron: Kështu u dorëzua Wagneri në ushtrinë ukrainase - NACIONALE

Po përhapen pamjet me dron: Kështu u dorëzua Wagneri në ushtrinë ukrainase

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Pamjet me dron që qarkullojnë në mediat sociale supozohet se tregojnë momentin kur një ushtar rus dorëzohet te forcat ukrainase.

'Drone Dawg', një profil në Twitter që ndan lajme për luftën në Ukrainë, raportoi se ushtarët ishin anëtarë të grupit Wagner.

"Ushtari i Wagner dorëzohet, ukrainasit përdorin dron për ta sjellë atë në pozicionet e tyre për dorëzim të sigurt", thuhet në video.

Forbes shkruan se videoja është realizuar diku në rajonin e Donbasit dhe se droni që regjistroi dorëzimin i përkiste brigadës së 54-të të mekanizuar të ushtrisë ukrainase.

Me duart në ajër, ushtari rus ndoqi dronin drejt vijave të Ukrainës. “Dronët janë armiqtë më të ashpër të okupatorit”, shkroi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter.

“Ky e zuri rob pushtuesin i cili e kuptoi se dorëzimi ishte një shans për mbijetesë”, shtuan ata.

Lajme të ngjashme