Pesë të zhdukur pas përplasjes së aeroplanëve në pistën e Tokios
Gjashtë persona ndodheshin në një aeroplan të rojës bregdetare japoneze, që mendohet se u përplas me një aeroplan pasagjerësh në pistën e një aeroporti në Tokio.
Vetëm njëri nga këta persona konfirmohet se ka arritur që të largohet, ndërsa nuk dihet gjendja e pesë të tjerëve.
Aeroplani i rojës bregdetare ishte pjesë e përpjekjeve për reagim pas tërmetit dhe po bartte ngarkesë për ta dërguar në aeroportin Niigata, raporton gazetari i gazetës "The Guardian", Gavin Blair.