Pesë të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, Hezbollahu hedh raketa drejt Izraelit
Autoritetet libaneze raportuan për pesë të vrarë nga sulmet e reja izraelite, përfshirë një punëtor të ekipeve të shpëtimit.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha në një deklaratë se, gjatë një bastisjeje të forcave izraelite në qytezën Toura të distriktit jugor Tyre, katër njerëz u vranë, përfshirë dy gra, ndërsa tetë të tjerë u plagosën, raporton gazeta “The Guardian”.
Mbrojtja civile e Libanit tha më herët se njëri nga pjesëtarët e saj ishte vrarë nga një sulm izraelite në pjesën jugore të vendit, raporton gazeta “The Guardian”.
Ndërkohë, Hezbollahu tha se hodhi raketa në drejtim të një baze ushtarake në Izrael më herët të premten si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite që lanë të vrarë një komandant të lartë.
Në një deklaratë, grupi militant i mbështetur nga Irani tha se në shënjestër të raketave ishte një bazë në jug të qytetit izraelit Nahariya “si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së armëpushimit nga armiku izraelit, shënjestrimit të periferive jugore të Bejrutit dhe sulmeve që prekën fshatra e civilë në jug të Libanit”.
Sirenat e alarmit për sulme ajrore ishin dëgjuar më herët në disa qytete në veri të Izraelit, sipas ushtrisë së këtij vendi, e cila tha se “pengoi një hedhje dhe hedhje të tjera ranë në zona të hapura”, duke shtuar se nuk u raportua për të lënduar.