Përsëri President: Kush është Macroni, ish bankieri i 'varfër' që u bë 'shërbëtor' pasanikëve?
Ky artikull është publikuar para daljes së rezultateve pas raundit të dytë duke besuar e shpresuar në fitoren e kandidatit Macron.
Ditën kur fitoi në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve, Emmanuel Macron e gjeti veten në një grindje me piskama me një asistente stomatologu.
Që të jemi precizë, veç njëri prej tyre po piskaste dhe nuk ishte Macroni, por grindja, në qytetin minerar të Denainit, zbuloi tiparin që e çoi presidentin francez drejt pushtetit para pesë vitesh. Është i njëjti tipar që i ka kthyer shumë votues të tij kundër vet atij.
Elodie, asistentja dentare, ishte e zemëruar. Ajo po bërtiste për gjuhën “fyese” të presidentit në përshkrimin e atyre që nuk ishin vaksinuar kundër Covidit.
Macroni i tha asaj se i kishte marrë fjalët e tij gabim. Elodie i bërtiti edhe për taksat dhe çmimet e rritura.
Ai tha që i kishte ulur taksat dhe se ajo po tregohej jofer me të.
“Ti i ke ulur taksat,” – ju kthye ajo, mosbesuese. “A ke qenë vetë ndonjëherë në pompë të benzinës? Sa paguhesh për çdo muaj?”
“Unë nuk e kontrolloi tregun global,” u përgjigj Macroni. “Thjesht s’mund të pajtohemi unë e ti,” përfundoi Elodie.

“Ama, është më rendësi që të shpjegohem,” vazhdoi Macron.
Presidenti francez gjithnjë ka besuar se e ka përgjigjen për problemet e vendit. Dhe që, nëse veç e lejojnë të shpjegohet para të tjerëve, edhe këta do ta kuptojnë.
Vetëbesimi ka çuar në shumë përgjigje të gjata, përplasje të forta ndaj protestuesve – dhe perceptimin mes shumë njerëzve se Macroni nuk dëgjon që nuk dëgjon.
Edhe para se të zgjidhej, ai rrezatonte një farë evangjelizmi mendjembyllur në lidhje me projektin e tij për Francën. Si mund të bëhej president një 39 vjeçar që garonte për president për të parën herë, ndryshe?
Alain Mirc, një këshilltar i rëndësishëm politik dhe mentor i hershëm i Macronit, na e thotë rrëfimin se si e kishte takuar liderin e ardhshëm në fillim të viteve 2000.
“Po jua them fjalët e para që i kam këmbyer me të. Ai erdhi të më shihte, kur ishte ende një inspektor i ri i financave, dhe “unë e pyeta”: Ku e sheh veten pas 20 vitesh?” Macroni mu përgjigj: “E shoh si president”. Isha i befasuar.”
Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, derisa shërbente ende si ministër i ekonomisë, Emmanuel Macron do të hapte lëvizjen e tij politike, En Marche.
Pa mbështetjen e asnjë partie të establishmentit apo ndonjë strukture politike, ai fillimisht u shpërfill nga shumë njerëz si shumë i ri apo shumë i papërvojë.
Një ministër i Financave nga qeveria socialiste e Francës e kishte përqeshur Macronin duke e postuar një këngë me titullin “Unë eci vetëm” (I walk alone).

Nuk doli bash ashtu!
Macroni kishte edhe goxha fat në fushatën e tij të parë zgjedhore.
Rivalët e tij nga partia socialiste dhe ajo republikane kishin lënë goxha hapësirë për qendrën si drejtim politik – hapësirë që ai mësynte ta okuponte. Dhe, kandidati favorit i Republikanëve François Fillor u ngatërrua në një skandal financiar gjatë fushatës.
Por vizioni i Macronit për Francën ishte i qartë, dhe ishte i ri, dhe u dha me energji e pasion.
Në tubimet e tij zgjedhore, lideri i ardhshëm dukej krejt i dhënë pas momentit. I mbushur me emocione, gati si mesianik, ai do të brohoriste kah publiku. Ishte si një yll roku në politikë.
Përshtypja ishte që një erë e re po fryente në politikën franceze, duke sjellë premtimin e përfshirjes dhe demokracisë. E gjitha e udhëhequr nga një njeri i vetëm.
Para se të formulonte programin e tij politik, En Marche (partia e Macron) i bëri nja 25 mijë intervista me votues në mbarë vendin, duke shkuar shtëpi më shtëpi dhe duke iu shtruar njerëzve nga dy pyetje: çka funksionon në Francë, dhe çka nuk funksionon në Francë?
Por biografi politik Marc Endeweld thotë që, pavarësisht imazhit një demokraci më horizontale dhe më të freskët, Macroni ishte gjithnjë ai që e kishte pushtetin.
“Duhet ta kuptoni që, në fund të fundit, En Marche është diçka shumë vertikale,” më tha ai mua në atë kohë. “Nuk ka një menaxher të fushatës. Emmanuel Macron ka ndarë marrëdhëniet e tij, dhe e ka një koncept shumë personal të pushtetit.”
Emmanuel Macron i kishte dy avantazhe herën e parë kur garoi për detyrën të cilën nuk e ka të sigurtë.
Atëherë, ai ishte një fytyrë e re në skenën e lodhtë politike – i ri dhe relativisht i panjohur. Dhe vizioni i tij me premtimet që bartte ishin të patestuara në realitetet e ashpra politike të Francës.
Që të jemi korrektë, ai ishte akuzuar prej fillimit se ishte i paqartë në pozicione, se ishte gjithçka për krejt popullin, se po thoshte “gjithçka dhe kurrgjë” në të njëjtën kohë.
“Kur gjërat janë të paqarta,” theksonte Martine Aubry në atë kohë, “ka zakonisht diçka që po fshihet e që do t’ju kafshojë në fund.”
Misioni i Macronit, që të thyente partitë e vjetra të qeverisë dhe të bënte një parti të re të qendrës, nënkuptonte ndërtimin e urave mes ndasive tradicionale në politikën franceze dhe tërheqjen e votuesve nga të dyja palët.
Ai kishte pikëpamje liberale në temat sociale – të drejtat e gejëve dhe barazia gjinore, për shembull – që i morën mbështetjen e të majtës; por ai ishte po ashtu liberal në ekonomi, që besonte në heqjen e shtrëngesave për bizneset në mënyrë që të funksiononte ekonomia, dhe kjo ngrehu shumë votues të së djathtës. Ky lloj pozicioni i “liberalit të dyfishtë” ishte i ri për Francën.
Ai fitoi zgjedhjet e 2017-s, siç planifikoi, me mbështetjen e votuesve të qendrës nga të dyja palët. Por pas pesë vitesh në pushtet, mbështetja e tij ka rrëshqitur kah e djathta, dhe po përballet me zhgënjime të thella nga votuesit e majtë.
Macroni ka krijuar vende puna, ka harxhuar miliarda për të mbështetur punëtorët dhe bizneset përgjatë Covidit, dhe ka subvencionuar edhe çmimet e gazit e edhe ato të naftës në Francë gjatë gjashtë muajve të fundit.
Por besimi i tij thelbësor është që reforma ekonomike, duke çliruar bizneset dhe duke kërkuar më shumë nga punëtorët, do të jetë mënyra për ta zbutur varfërinë dhe financuar politikat sociale që i kërkojnë votuesit e majtë.
Vendimi i tij për të hequr taksat për qytetarët e pasur të Francës ende iu djegë majtistëve. Më shumë se politikë fiskale, ata thonë, duket se shenjon faktin se ku qëndrojnë prioritetet e tij të vërteta.
Bash këta votues të zhgënjyer po i ndjekë tash Macroni si në qytetin e Denainit.
Dhe argumenti që e kishte me asistenten dentare është i njëjti që e ka pasur me kundërshtarët e tij politikë prej që e mori pushtetin. Franca duhet të prodhojë para në mënyrë që t’i shpenzojë ato.
Akuza se ai është president i të pasurve nuk është në përputhje me tregimin që ai ka për veten.
Para pesë vitesh, gjatë fushatës presidenciale, një gazetar solli historinë e tij si investues bankash, duke vënë në pikëpyetje mundësinë që ai të tërhiqte votat e klasës punëtore.
Lideri i ardhshëm i Francës lansoi një grumbull sulmesh mosduruese ndaj idesë që ai ishte pjesë e elitës së të privilegjuarve.
“Jam lindur në një qytet provincial, në një familje që nuk kishte të bënte asgjë me botën e gazetarëve, politikanëve apo bankierëve,” – kishte thënë ai.