Përpjekje për të ndaluar makinerinë luftarake ruse, ShBA kthen sytë nga Lindja e Mesme - NACIONALE

Përpjekje për të ndaluar makinerinë luftarake ruse, ShBA kthen sytë nga Lindja e Mesme

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet 1-vjetorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shtuar përpjekjet për të mbytur ekonominë ruse, këtë radhë duke i kthyer sytë nga Lindja e Mesme.

Ditën e hënë një zyrtar i lartë amerikan ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të paralajmëruar qendrën rajonale të biznesit se ndihma që mund t’i jepet Moskës për të shmangur sanksionet nuk do të ishte pa pasoja.

Sipas CNN, nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson, është takuar me zyrtarë të lartë të qeverisë nga disa ministri të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ka diskutuar "çrrënjosjen e evazionit të sanksioneve të ShBA-së, veçanërisht ndaj Rusisë dhe Iranit".

Thesari i ShBA-së, po ashtu ka paralajmëruar më herët se "individët dhe institucionet që operojnë në juridiksione lejuese, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë, rrezikojnë të humbasin aksesin në tregjet e G7-ës, duke bërë biznes me subjektet e sanksionuara ose duke mos kryer kujdesin e duhur kundër financimit të paligjshëm.

Kujtojmë që në vendet e G7-ës përfshihet Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe ShBA.

Dihet se që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, shteti i Gjirit ka ecur në një litar të ngushtë midis Uashingtonit dhe Moskës, duke zgjedhur të qëndrojë neutral pasi sheh se rendi botëror po lëviz drejt shumëpolaritetit.

Lajme të ngjashme