Gati 100 të vdekur nga përleshjet në kufirin Kirgistan-Taxhikistan - NACIONALE

Gati 100 të vdekur nga përleshjet në kufirin Kirgistan-Taxhikistan

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Të paktën 94 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në përleshjet më vdekjeprurëse ndër vite në kufirin Kirgistan-Taxhikistan.

Luftimet midis dy shteteve të Azisë Qendrore shpërthyen të mërkurën, përpara një armëpushimi të rënë dakord të premten.

Dhuna midis dy ish-republikave sovjetike, është diçka e vazhdueshme shkak i kufirit të kontestueshëm që nga rënia e BRSS-së.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shpërthimin e dhunës.

Taxhikistani dhe Kirgistani ndajnë një kufi prej 1,000 km, një e treta e të cilit është e diskutueshme.

Përleshjet në kufi çuan në luftime midis dy vendeve edhe në vitin 2021, kur u vranë pothuajse 50 njerëz, por dhuna në ditët e fundit ka çuar në një numër të vdekjeve pothuajse dy herë më të lartë.

Të dielën vonë, Kirgistani raportoi 13 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 59, vendi poashtu njoftoi se më shumë 100 njerëz kanë mbetur të plagosur, me rreth 137,000 njerëz të tjerë të evakuuar nga zona e konfliktit.

Ndërkohë, Taxhikistani tha se 35 nga qytetarët e tij ishin vrarë dhe të paktën 20 ishin plagosur.

Mes presionit ndërkombëtar, të dy palët nënshkruan një armëpushim të premten. Ai është mbështetur kryesisht pavarësisht pretendimeve për disa granatime që nga të dyja palët.

Sipas Kremlinit, për ulje të tensioneve ka bërë thirrje edhe presidenti rus Vladimir Putin, përmes bisedave telefonike të zhvilluara me presidentin e Taxhikistanit Emomali Rakhmon dhe Presidentin e Kirgistanit Sadyr Japarov.

Njoftohet se Putin u ka kërkuar të dy udhëheqësve që të zgjidhin situatën "ekskluzivisht me mjete paqësore, politike dhe diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur".

Për të vrarët në përleshje, Kirgistani ka shpallur të hënën ditë zie kombëtare.

Lajme të ngjashme