Përleshje me armë në Kashmir të Indisë, vriten katër policë e dy militantë - NACIONALE

Përleshje me armë në Kashmir të Indisë, vriten katër policë e dy militantë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të paktën katër policë e dy militantë u vranë gjatë një ballafaqimi me armë në territoret e skajshme indiane Jammu dhe Kashmir, tha një zyrtar të premten, përderisa trupat ishin vënë në kërkim të burrave të armatosur rëndë, të cilët ishin parë nga banorët lokalë në zonë të dielën.

Militantët me dekada kanë luftuar kundër forcave të sigurisë në rajonin e njohur për liqenet e bukura, livadhet dhe malet e mbuluara me borë, duke rezultuar në vdekjen e mijëra njerëzve, edhe pse dhuna është pakësuar viteve të fundit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas të dhënave qeveritare, 14 pjesëtarë të personelit të sigurisë u vranë nga dhuna e tillë në pjesën e parë të vitit 2024, ndërsa 30 të tjerë vdiqën më 2023.

Përleshja e kësaj jave ndodhi në një pjesë të pyllëzuar të zonës Kathua, afër kufirit të Indisë me Pakistanin, ku burrat e armatosur ishin parë javën e kaluar.

“Ne i kemi pranuar trupat e tre policëve dhe gjithashtu e kemi vërejtur trupin e një polici tjetër dhe të dy militantëve të shtrirë në pyll” – tha zyrtari, i cili nuk deshi të identifikohej, sepse nuk ishte i autorizuar për të folur me media.

Ai shtoi se armë e municion, përfshirë dy granata, një jelek antiplumb, predha boshe dhe disa karikatorë të pushkëve sulmuese u gjetën në zonë.

Policia dhe ushtria ende nuk e kanë zbuluar numrin e të vrarëve gjatë operacionit, por guvernatori i Jammus dhe Kashmirit, Manoj Sinha, tha në një shkrim të publikuar në rrjetin X se “disa terroristë” ishin “neutralizuar” gjatë ballafaqimit./Nacionale

Lajme të ngjashme