Përleshje brenda një fisi beduinësh në Irak, së paku tetë të vrarë - NACIONALE

Përleshje brenda një fisi beduinësh në Irak, së paku tetë të vrarë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Përleshjet fisnore për tokë bujqësore në pjesën qendrore të Irakut kanë lënë tetë persona të vrarë e nëntë të plagosur, sipas një zyrtari të sigurisë në provincën Wasit.

Mosmarrëveshja nisi herët në mëngjes në fshatin Kheshan mes pjesëtarëve të një fisi beduin, tha zyrtari irakian, duke kërkuar që të mbetej anonim, sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për media, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“Tetë njerëz u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën” – shtoi ai, duke theksuar se të gjithë ishin të përfshirë në përleshje.

Forcat e sigurisë e kanë rrethuar zonën, por përleshjet raportohet se nuk kishin përfunduar ende.

Përleshjet fisnore janë të zakonshme në Irakun e goditur nga lufta e ku popullsia ka shumë armë në duar. Mosmarrëveshjet për motive të ulëta mund të shndërrohen në përleshje vdekjeprurëse.

Fiset kanë ndikim të konsiderueshëm dhe veprojnë shpesh sipas kodeve të tyre morale e të drejtësisë. Ato gjithashtu kanë armë të shumta në duar./Nacionale

Lajme të ngjashme