Përfshihet nga zjarri një nga qendrat më të mëdha tregtare në Moskë - NACIONALE

Përfshihet nga zjarri një nga qendrat më të mëdha tregtare në Moskë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një zjarr fatal ka përfshirë një nga qendrat më të mëdha tregtare të Moskës, duke lënë të vdekur një person.

Është bërë e ditur se zjarri masiv është përhapur në madhësinë e një fushe futbollin në qendrën tregtare Mega në Khimki, pranë kryeqytetit rus.

Një video e shpërndarë, tregon momentin e shpërthimit të madh në ndërtesë, i cili ka shkaktuar edhe shembjen e një muri të tërë. Në video po ashtu duken njerëz ndërsa ikin nga skena kaotike.

Ndërkohë, mediat lokale kanë identifikuar një viktimë si, Sergey Smurov, i cili ishte bllokuar brenda një ankesi.

Zjarri ka bërë që të shembet një pjesë e madhe e qendrës tregtare, duke ndërlikuar edhe përpjekjet e zjarrëfikëeve për të shuar flakët.

Lajme të ngjashme