Akuza për ryshfet, arrestohet një ish-deputet i Parlamentit Evropian
Një ish-deputet i Parlamentit Evropian është në mesin e katër personave që janë arrestuar në një hetim për ryshfet të dyshuar nga një shtet i Gjirit.
Prokurorët kanë ngritur dyshime se vendi është përpjekur të ndikojë në vendimet e parlamentit me donacione parash ose dhurata.
Bëhet e ditur se në kontrollë të 16 lokacioneve në Bruksel, policia belge ka sekuestruat para të gatashme me vlerë rreth 600 mijë euro.
Edhe pse policia nuk ka përmendur se për cilin vend bëhet fjalë, disa raporte të pakonfirmuara të mediave lokale kanë thënë se bëhet fjalë për Katarin.
Në një deklaratë të dhënë, një zëdhënës i prokurorit federal belg ka thënë se hetuesit kanë qenë duke dyshuar për ryshfet tash e disa muaj.
“Kjo bëhet duke paguar shuma të mëdha parash ose duke ofruar dhurata të mëdha palëve të treta me një pozicion të rëndësishëm politik dhe/ose strategjik brenda Parlamentit Evropian”, thuhej në deklaratë.
Ndërkohë, mediat belge të lajmeve Knack dhe Le Soir e quajtën shtetin e Gjirit si Katar, bazuar në informacione nga "burime të mirëinformuara". Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga BBC, ndërsa qeveria e Katarit nuk ka komentuar.
Dita e arrestimeve, 9 dhjetori, është dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, e caktuar nga OKB-ja dhe e shënuar edhe nga Parlamenti Evropian.
