Pentagoni publikon 'selfien' e pilotit amerikan me balonën kineze në ajër - NACIONALE

Pentagoni publikon 'selfien' e pilotit amerikan me balonën kineze në ajër

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së ka publikuar një selfie të bërë nga kabina e një avioni spiun U-2, teksa ka fluturuar mbi balonën kineze të mbikëqyrjes që u rrëzua nga ushtria amerikane në fillim të këtij muaji.

Selfie, e realizuar nga piloti i U-2, tregon hijen e avionit në balonë dhe një imazh të qartë të ngarkesës së balonës ndërsa ishte duke kaluar në të gjithë Shtetet e Bashkuara kontinentale.

Balona kineze, është parë për herë të parë nga ShBA me 28 janar dhe u rrëzua nga ushtria amerikane në brigjet e Karolinës së Jugut.

Kujtojmë se një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka thënë në fillim të këtij muaji se fluturimet kanë zbuluar "se balona në lartësi të madhe ishte në gjendje të kryente operacione të mbledhjes së sinjaleve të inteligjencës".

Fillimisht, zyrtarët thanë se kishin vendosur të mos e rrëzonin balonën mbi ShBA për shkak të madhësisë së saj dhe nga frika se rënia e mbeturinave mund të dëmtonte civilët ose pronën në tokë.

Gjenerali Glen VanHerck, komandanti i Komandës Veriore të ShBA-së dhe Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, më vonë ka bërë të ditur se balona ishte 200 metra e gjatë me një ngarkesë që peshonte disa mijë kilogram.

Zyrtarët gjithashtu kanë pohuar se balona nuk ka mundur të mbledhë informacione të rëndësishme të inteligjencës, për shkak se ShBA ka ndërmarrë hapa për mbrojtje ndaj saj, menjëherë pasi është pikasur.

Lajme të ngjashme