Pas balonave në ShBA, gjendet një sferë misterioze në Japoni - NACIONALE

Pas balonave në ShBA, gjendet një sferë misterioze në Japoni

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një sferë e madhe metalike është zbuluar në një breg deti në Japoni, duke hutuar vendasit e duke shkaktuar një stuhi spekulimesh.

Deri më tani, as policia apo skuadra e bombave nuk kanë mundur të zbulojnë se për çfarë bëhet fjalë. E vetmja gjë që është raportuar, është se sfera është e zbrazët dhe nuk përmban ndonjë kërcënim.

Kjo sferë e gjetur në qytetin bregdetar Hamamatsu është quajtur ndryshe nag vendasit e magjepsur edhe si "veza e Godzilla", "buzë ankorimi" dhe "nga hapësira e jashtme".

Transmetuesi japonez NHK, ka treguar pamje të dy zyrtarëve në plazhin Enshuhama duke analizuar sferën e ndryshkuar prej metali me një gjerësi prej 1.5 metrash.

Sfera fillimisht ishte gjetur nga një vendas, i cili kishte lajmëruar policinë pasi kishte vënë re objektin e pazakontë në breg. Më pas, bëhet e ditur se autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë kryer ekzaminime me rreze X, të cilat nuk është se kanë zbuluar diçka më tepër veç asaj që objekti ishte i sigurtë.

Normalisht, një zbulim i tillë mund të mos ngjallte dyshime, por vjen në një kohë tensionesh mbi objekte të paidentifikuara që kur ShBA-ja rrëzoi një balonë të dyshuar kineze në fillim të këtij muaji.

Madje, në lidhje me këto balona të dyshuara Japonia veçmas i ka shprehur shqetësim Kinës, megjithëse Pekini ka mohuar pretendimet për spiunazh.

Ministrat e mbrojtjes të të dy vendeve janë takuar të mërkurën, në dialogun e parë dypalësh të sigurisë në katër vjet, ndërsa kanë rënë dakord të punojnë drejt nisjes së një linje telefonike komunikimi gjatë pranverës.

Lajme të ngjashme