Pasagjerët nga treni i djegur në SHBA ikën nga dritaret dhe hidhen nga ura
Një tren Orange Line që operonte në zonën e Bostonit mori flakë mëngjesin e djeshëm në urën e lumit Mystic, duke shkaktuar panik te pasagjerët që thyen xhamat për të dalë.
Treni i gjatë mori flakë dhe u prish pak para orës 7 të mëngjesit teksa iu afrua stacionit Somerville.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pasagjerët duke ikur nga dritaret ose duke zbritur nga treni. Dëshmitarët thonë se disa madje u hodhën nga ura.
Në tren ishin rreth 200 persona
Drejtori Ekzekutiv i MBTA Transit Steve Poftak u kërkoi falje pasagjerëve për incidentin, duke thënë se ishte një ngjarje e frikshme. Në konferencën për media, ai tha se aksidenti është shkaktuar nga një copë metali në mur, e cila është shkëputur dhe ka rënë në kontakt me një hekurudhë tjetër nëpër të cilën ka rrjedhur rryma.
Asnjë nga rreth 200 pasagjerët në trenin 42-vjeçar nuk u lëndua gjatë evakuimit.
WATCH - Video: Boston Train Catches Fire Atop Bridge, Woman Jumps Into River.#Boston #Train pic.twitter.com/JEDAtEkFvS
— TIMES NOW (@TimesNow) July 22, 2022
"Njerëzit filluan të dalin nga dritaret"
John Gosselin, i cili shikonte nga dritarja e një hoteli, i tha NBC10 Boston se njerëzit po dilnin nga dritaret kur treni mori flakë.
"Pashë trenin që së pari ndaloi, pastaj filluan shkëndijat dhe më pas filloi një zjarr që përfshiu plotësisht disa metra të parë të vagonit pas shoferit. Më pas tymi u përhap në të gjithë trenin. Njerëzit filluan të dilnin nga dritaret. Dukej e frikshme për një kohë", tha Gosselin.
Treni i dëmtuar u dërgua në një depo në Wellington për inspektim të mëtejshëm. U njoftuan gjithashtu shërbimet federale të transportit dhe nisi një hetim. /Nacionale/
