Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë, Charles bëhet Mbret i Mbretërisë së Bashkuar - NACIONALE

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë, Charles bëhet Mbret i Mbretërisë së Bashkuar

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas vdekjes se monarkes 96-vjeçare, Mbretëreshës Elizabetë, djali i saj i madh Charles, është bërë Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

Gjendja shëndetësore e mbretëreshës filloi të përkeqësohej më shumë vitin e kaluar, ku ajo edhe i delegoi disa nga detyrat e saj më të rëndësishme mbretërore djalit të saj të madh, Princit Charles, trashëgimtarit të fronit.

Në maj, mbretëresha 96-vjeçare, u detyrua të tërhiqej nga kryesimi i hapjes shtetërore të parlamentit për shkak të problemeve të lëvizshmërisë dhe nuk mbajti fjalimin tradicional, i cili parashtron programin legjislativ të qeverisë. Kjo shënoi herën e parë që nga viti 1963 që mbretëresha nuk mori pjesë në ceremoni.

Në vend të kësaj, Charles, Princi i Uellsit, mbajti fjalimin në emër të nënës së tij, duke përcaktuar prioritetet për "qeverinë e Madhërisë së saj".

Charles ishte së bashku me gruan e tij, Dukesha e Cornwall dhe djalin e madh, Princ William, i cili është i dytë në radhën e fronit.

William, ndiqet nga tre fëmijët e tij për në fron, ndërsa vëllai i tij Princ Harry, Duka i Sussex është i gjashti në radhë, megjithatë ai është tërhequr nga detyrat mbretërore. Harry dhe gruaja e tij, Meghan janë transferuar në Shtetet e Bashkuara dy vite më parë, pasi thanë se donin të bëheshin të pavarur financiarisht.

Djali i Harry-t dhe Meghan, Archie, është i shtati në radhë fronin, ndërsa vajza e tyre Lilibet është e teta në radhë.

Princi Andrew, fëmija i tretë i mbretëreshës, është i nënti në radhë për fronin, por u largua nga detyrat mbretërore në vitin 2019.

Rregullat e trashëgimisë janë ndryshuar në vitin 2013 për të parandaluar vëllezërit e motrat më të vegjël meshkuj që të parakalonin motrat e tyre më të mëdha në vijën e fronit.

Ndryshimi ishte bërë dy muaj përpara se të lindte fëmija i dytë i William, Princesha Charlotte, dhe do të thoshte se ajo ruajti pozicionin e saj si e katërta në vijën e fronit kur lindi vëllai i saj më i vogël, Princi Louis.

Lajme të ngjashme