Pas Turqisë, 1 maji u shoqërua me dhunë edhe në Francë
Marshuesit në mbarë botën e kanë përdorur Ditën e Majit për të mbajtur mitingje për të shprehur pakënaqësi me qeveritë e tyre. Ka pasur arrestime masive në Turqi, si dhe dhunë në kryeqytetin francez, Paris.
Përleshjet u zhvilluan në periferi të një marshimi në kryeqytetin e Francës të dielën, me demonstruesit që protestuan kundër politikave të presidentit francez të rizgjedhur së fundmi Emmanuel Macron.
Shumica e protestuesve ishin paqësorë, por dhuna shpërtheu në dy pika përgjatë rrugës, shkruan Deutche Welle.
Policia ndërhyri kur një grup i raportuar si anarkistë të "Bllokut të Zi" u përpoq të ngrinte një barrikadë pranë sheshit La Republique të Parisit. Gjithashtu u raportua për thyrje të dritareve të një biznesi.
Në qytete anembanë vendit, kishte rreth 250 mitingje duke përfshirë Lille, Nantes, Toulouse dhe Marseille.
Macron po përballet me rezistencë të fortë ndaj planeve të tij, të para nga disa kundërshtarë në të majtë si pro-biznes. Ndër politikat e tij është edhe rritja e moshës së pensionit në 65 vjeç.
Ndërsa, një temë tjetër kryesore e protestive ishte edhe kriza e kostos së jetesës– siç ishte në fushatën zgjedhore të muajit të kaluar.
Presidenti francez fitoi një mandat të ri pesë-vjeçar pasi iu shmang një sfide nga rivalja populiste e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në balotazhin e së dielës së kaluar.

Përleshje në Ditën e Majit, pati gjithashtu në Turqi, ku u arrestuan rreth 160 persona. Imazhet tregonin protestuesit duke u shtrirë në tokë dhe duke u tërhequr zvarrë nga tubimi.
Pavarësisht ndalimit të ngjarjes nga zyra e guvernatorit të Stambollit, protesta u zhvillua dhe një ndër refrenet e brohoritura nga turma ishin "Rroftë Dita e Majit" dhe "Punë dhe liri!"
Përleshjet u zhvilluan ndërsa protestuesit u përpoqën të arrinin në sheshin qendror Taksim.
Sheshi është veçanërisht i rëndësishëm në mitingjet turke të Ditës së Majit, duke qenë vendi në të cilin snajperët hapën zjarr ndaj një marshimi prej rreth 500,000 vetësh në vitin 1977. Ende mbetet e paqartë se kush ishte pas sulmit, në të cilin vdiqën 34 persona.
Protesta për koston e jetesës nga Greqia në Sri Lanka
Në Greqi, trenat e metrosë u ndalën dhe anijet qëndruan të ankoruara në porte ndërsa punëtorët u mblodhën kundër rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
Policia tha se rreth 10,000 njerëz marshuan në qendër të Athinës për të protestuar mbi koston e jetesës.
Greqia filloi të dilte nga një dekadë e krizës financiare në vitin 2018, vetëm për t'u goditur nga pandemia e koronavirusit dy vjet më vonë. Kufizimet e udhëtimit dhe hapjes goditën keq industrinë e turizmit, një pjesë e rëndësishme e ekonomisë greke.
Ndërkohë në Sri Lanka, 1 maji pa opozitën të bashkohej për t'i kërkuar Presidentit Gotabaya Rajapaksa të jepte dorëheqjen për krizën më të keqe ekonomike të vendit. Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin, Colombo, ku Rajapaksa është detyruar të qëndrojë brenda për tre javët e fundit për shkak të protestuesve të vendosur jashtë rezidencës së tij.
Ekonomia e kombit ishull ka marrë gjithashtu një goditje për shkak të pandemisë, plus shkurtimet e taksave nga qeveria e Rajapaksa.
Vendi me 22 milionë banorë ka rezerva të pakësuara të parave dhe po lufton të paguajë për importet e karburanteve, ushqimeve dhe ilaçeve.