Pas sulmit ndaj Rushdie, romani “Vargjet Satanike” ndër më të shiturit e javës - NACIONALE

Pas sulmit ndaj Rushdie, romani “Vargjet Satanike” ndër më të shiturit e javës

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas sulmit me thikë ndaj autorit Salman Rushdie, në shenjë solidariteti janë rritur ndjeshëm shitjet e romanit të tij “Vargjet Satanike”.

Libri i diskutueshëm i 1988-ës bëri që lideri i atëhershëm i Iranit Ayatollah Khomeini të lëshonte një fetva ose dekret fetar që u bënte thirrje myslimanëve të vrisnin autorin. E që atëherë, Rushdie ka jetuar dekada nën kërcënime.

Por tani, sipas SkyNews, romani i cili u konsiderua blasfemues nga disa myslimanë, është ngjitur në top-listën e librave më të shitur të javës në Amazon dhe vende të tjera.

Fitimi Vizionar

Duket se kjo rritje e shitjeve është nxitur nga lexuesit që tregojnë solidaritet me Rushdie-n, objektiv i kërcënimeve me jetë për dekada.

Që nga pasditja e së mërkurës, libri ishte në vendin nr. 2, më i shituri në tabelën e Trillimeve dhe Letërsisë Bashkëkohore të Amazon, ndërsa versioni audio i librit mbajti vendin e 14 në Audible.

Rritja e shitjeve vjen pothuajse një javë pasi britaniku 75-vjeçar me origjinë indiane u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtrua një operacioni disa orësh, pas sulmit në skenë në Chautauqua, Nju Jork të premten e kaluar.

Sipas zyrtarëve lokalë, Sir Salman u godit me thikë rreth 12 herë në fytyrë dhe qafë dhe ka pësuar "lëndime që ndryshojnë jetën".

Romani i tij,"Vargjet Satanike" u ndalua në vitin 1988 në një numër vendesh me popullsi të madhe myslimane, duke përfshirë Iranin.

Disa nga skenat në libër përshkruajnë një personazh të modeluar sipas profetit Muhamed, prandaj libri u prit me zemërim nga disa anëtarë të komunitetit mysliman, të cilët e konsideruan atë blasfemi.

Në vitin 1989, udhëheqësi i atëhershëm i Iranit, Ajatollah Khomeini, nxori një fetva, ose dekret fetar, duke u bërë thirrje myslimanëve të vrisnin autorin.

Ky libër u dogj në shumë vende në botë, dhe përkthyesit e tij u sulmuan, ndërsa vetë autori ka jetuar i fshehur për shumë vite.

“Vargjet Satanike” vazhdon të jetë i ndaluar në Iran dhe shumë vende të tjera.

Lajme të ngjashme