Pas sulmeve të reja iraniane, Emiratet e Bashkuara vendosin për mësim nga distanca - NACIONALE

Pas sulmeve të reja iraniane, Emiratet e Bashkuara vendosin për mësim nga distanca

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkollat në Emiratet e Bashkuara Arabe do të kalojnë në sistemin e mësimit nga distance këtë javë pas sulmeve të reja nga forcat iraniane.

Ministria e Arsimit tha në një deklaratë se shkollat dhe çerdhet do të punojnë nga distanca nga e marta deri të premten “për shkak të shqetësimit për sigurinë e nxënësve dhe të të gjithë atyre që punojnë në sektorin e arsimit”, raporton televizioni CNN.

“Situata e tanishme do të rivlerësohet të premten, më 8 maj 2026, nëse ka nevojë për zgjatjen e periudhës [së mësimit nga distanca]” – thuhet më tej në deklaratën e ministrisë.

Shumë shkolla e universitete në vendet e Gjirit Persik, përfshirë Emiratet e Bashkuara, kaluan në mësimin nga distanca, kur shpërtheu lufta amerikano-izraelite kundër Iranit në fund të shkurtit.

Në ditën e parë të luftimeve, Katari kishte marrë vendim që të gjitha shkollat dhe universitetet të kalonin në këtë formë të mësimdhënies.

Lajme të ngjashme