Pas betejës së humbur ligjore e heqjes së aparateve, vdes 12-vjeçari anglez, Archie - NACIONALE

Pas betejës së humbur ligjore e heqjes së aparateve, vdes 12-vjeçari anglez, Archie

1 vit më parë

nga NACIONALE

Archie Battersbee, 12-vjeçari prindërit e të cilit ishin përfshirë në një betejë ligjore për të mos ia ndërprerë trajtimin në komë, ka vdekur, tha nëna e tij para Spitalit Mbretëror në Londër.

Prindërit e tij, Hollie dhe Paul Battersbee, ditëve të fundit paraqitën ankesa në Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për ta transferuar atë diku tjetër.

Përpjekja e fundit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut që ky organ të ndërhynte, u refuzua të premten vonë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë se ai duhet të mbetet në Spitalin Mbretëror të Londrës.

Djaloshi i dhënë pas arteve marciale ishte në komë që nga pësimi i një lëndimi katastrofal në tru më 7 prill. Nëna e tij beson se lëndimi i erdhi nga ngulfatja përderisa fëmija po mundohej që të kryente një sfidë të përhapur në rrjete sociale.

Mjekët kishin thënë se kërcelli i trurit të fëmijës kishte vdekur, por prindërit dëshironin që atij t’i vazhdohej trajtimi.

Në një intervistë të realizuar të premten, nëna e fëmijës tha se spitali ka bërë të qartë se nuk ka opsione të tjera dhe se trajtimi do t’i ndërpritet djaloshit të shtunën në orën 10:00.

“Ka qenë shumë vështirë. Pavarësisht nga fytyrës dhe pamjes së fuqishme para kamerave deri më tani, kam qenë goxha e thyer”, tha nëna e Archie-t.

Kur u pyet se a ka diçka tjetër që do të mund të kishte bërë, ajo tha: “Jo. Kam bërë gjithçka që i kam premtuar djalit tim të vogël se do ta bëja dhe e kam bërë.”/Nacionale

Lajme të ngjashme