Parlamenti britanik mbyll TikTok-in e tij, disa deputetë kanë frikë për sigurinë e të dhënave - NACIONALE

Parlamenti britanik mbyll TikTok-in e tij, disa deputetë kanë frikë për sigurinë e të dhënave

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Parlamenti britanik ka mbyllur profilin e tij eksperimental TikTok, i cili kishte për qëllim të tërheqë një audiencë më të re, pasi disa deputetë ngritën shqetësime për sigurinë e të dhënave të postuara në rrjetin social, i cili është në pronësi të një kompanie me bazë në Kinë.

“Bazuar në reagimet e anëtarëve të ‘parlamentit’, ne po mbyllim profilin pilot TikTok të parlamentit më herët se sa ishte planifikuar”, tha një zëdhënës i institucionit.

Profili është krijuar për të interesuar një audiencë më të re në punën e parlamentit, por tani përmbajtja është hequr. ByteDance, kompania që zotëron TikTok, është e bazuar në Kinë.

Një zëdhënëse e TikTok shprehu zhgënjimin e saj

“Mundësia që regjimi i Presidentit Xi Jinping të ketë akses në informacionin personal të fëmijëve tanë është një shqetësim i madh”, shkruan ai.

Një nga drejtuesit e rrjetit social në Evropë, Theo Bertham, tha në korrik se TikTok nuk i ishte kërkuar asnjëherë që t'i dorëzonte të dhëna për përdoruesit e tij qeverisë kineze dhe se rrjeti nuk do të përmbushte një kërkesë të tillë.

Një zëdhënëse e TikTok shprehu zhgënjimin e saj që parlamentit po i hiqej mundësia për të "lidhur me miliona përdorues që përdorin TikTok në Mbretërinë e Bashkuar" dhe sugjeroi që çdo paqartësi t'u shpjegohet deputetëve. /Nacionale/

Lajme të ngjashme